DREJTOR
BOJAN HRISTOVSKI
Bojan Hristovski është drejtori i tretë i Agjencisë për Siguri Kombëtare.
Në tetor 2024 emërohet drejtor në Agjencinë, e cila është pasardhëse e shërbimit të mëparshëm të sigurisë.
Karrierën në shërbim, më parë pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, e ka nisur në vitin 2006 dhe në të ka mbajtur shumicen e posteve drejtuese që nga viti 2012.
Për një kohë të shkurtër nuk është pjesë e shërbimeve të sigurisë, por pjesë e sektorit publik, ku mbetet i përkushtuar në angazhimet e sigurisë përmes punës akademike.
Hristovski ka kryer studimet postdiplomike në vitin 2019 në fakultetin e Sigurisë pran Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit”, mbi temën lidhur me deradikalizimin e luftëtarëve të huaj si pjesë e masave për luftimin e terrorizmit.
Gjatë karrierës së tij profesionale gati dy dekade në fushën e sigurisë, Hristovski mori pjesë në trajnime të shumta ndërkombëtare dhe qëndrime studimore, më të rëndësishmet prej të cilave janë ato që lidhen me programet Marshall dhe ILEA.
Hristovski dhe gruaja e tij janë prindër të lumtur të dy binjakëve.
KOMPETENCAT
Agjencia e Sigurisë Kombëtare është organ i pavarur i administratës shtetërore, e themeluar me qëllim të mbrojtjes së sigurisë kombëtare të shtetit, përkatësisht mbrojtjen e pavarësisë, sovranitetit, rendit kushtetues, të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe qytetarit, të garantuara këto me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe kryerjes së punëve të tjera me interes për sigurinë kombëtare të shtetit.
Agjencia punët e saj i kryen në perputhje me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Agjencia në kryerjen e punëve në bazë të kompetencave të përcaktuara ligjore, vepron e pavarur dhe pa ndikime nga partitë politike.
KONTROLLI DHE MBIKËQYRJA
Trupat kontrollues:
- Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut
- Gjykatësi i Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut që e ka lëshuar urdhërin
Trupat mbikqyrës:
- Kuvendi-drejtpërdrejtë dhe nëpërmjet trupave punues kompetentë
- Avokati i popullit i Republikës së Maqedonisë së Veriut
- Drejtoria e Mbrojtjes së të Dhënave Personale
- Drejtoria për Siguri të Informatave të Klasifikuara
- Enti Shtetëror i Revizionit
- Këshilli i Mbikqyrjes Civile në perputhje me Ligjin e Ndjekjes së Komunikimeve
- Organe të tjera në perputhje me ligjin