Drejtor

BOJAN HRISTOVSKI

Bojan Hristovski është drejtori i tretë i Agjencisë për Siguri Kombëtare. Në tetor 2024 emërohet drejtor në Agjencinë, e cila është pasardhëse e shërbimit të mëparshëm të sigurisë.

Karrierën në shërbim, më parë pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme, e ka nisur në vitin 2006 dhe në të ka mbajtur shumicen e posteve drejtuese që nga viti 2012.

Për një kohë të shkurtër nuk është pjesë e shërbimeve të sigurisë, por pjesë e sektorit publik, ku mbetet i përkushtuar në angazhimet e sigurisë përmes punës akademike.

Hristovski ka kryer studimet postdiplomike në vitin 2019 në fakultetin e Sigurisë pran Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit”, mbi temën lidhur me deradikalizimin e luftëtarëve të huaj si pjesë e masave për luftimin e terrorizmit.

Gjatë karrierës së tij profesionale gati dy dekade në fushën e sigurisë, Hristovski mori pjesë në trajnime të shumta ndërkombëtare dhe qëndrime studimore, më të rëndësishmet prej të cilave janë ato që lidhen me programet Marshall dhe ILEA.

Hristovski dhe gruaja e tij janë prindër të lumtur të dy binjakëve.