LAJME
01.09.2023, ShkupCeremoni me rastin e shënimit të 1 Shtatorit, Ditës së Аgjencisë për Siguri Kombëtare
Me rastin e shënimit të katër vjetorit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, më 1 shtator 2023 u mbajt një ceremoni për punonjësit e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare. Në këtë ceremoni të pranishmëve ju drejtua drejtori Zarko Miloshevski, gjatë të cilës ju uroi ditën e ANB-së dhe i vlerësoi për përkushtimin dhe kontributin e tyre të përditshëm në mbrojtjen e sigurisë kombëtare, rajonale dhe globale. Drejtori Miloshevski faleminderoi edhe të punësuarit dhe njësitë organizative të cilët shënuan sukses më të madh në punën e tyre gjatë vitit të kaluar.
Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi mes Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe Ministrisë së Drejtësisë
Më 3 gusht 2023, në hapësirat e Ministrisë së Drejtësisë në Shkup, Drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, z. Zarko Miloshevski dhe Ministrit i Drejtësisë, z. Krenar Lloga, nënshkruan Memorandum bashkëpunimi. Me këtë Memorandum, Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe Ministria e Drejtësisë konfirmuan përkushtimin e përbashkët për bashkëpunim të ndërsjelltë me qëllim të zbatimit efikas të kompetencave të përcaktuara me ligj në procesin e mbrojtjes së sigurisë kombëtare të shtetit. Në këtë drejtim, të dy palët shprehën gatishmërinë e tyre për të nxitur bashkëpunimin në disa fusha me interes të përbashkët, duke përfshirë shkëmbimin e të dhënave dhe informacionit nën juridiksionin e të dy institucioneve, shkëmbimin e përvojave në zbatimin e parimit të sundimit të ligjit dhe mbrojtjes të të drejtave e njeriut në përputhje me dokumentet ndërkombëtare të OKB-së, Këshillit të Evropes dhe Bashkimit Evropian, si dhe bashkëpunimi në hartimin e dokumentave të rëndësishme strategjike në fushën e sigurisë.
Kumtesë për realizim të një akcioni të përbashkët
Më 12 Maj, 2023, Agjencia e Sigurisë Kombëtare, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme të RSM-së, ka realizuar një akcion të përbashkët për privimin nga lirija të tre shtetasve maqedonas, të cilët gjatë vitit 2014 iu bashkuan formacioneve të armatosura të organizatës terroriste Isis në territorin e Sirisë dhe si luftëtarë kanë marrë pjesë në akcione ushtarake, vepër penale e përfshirë në nenin 322 të Kodit Penal të RSM-së. Personat e përfshirë në akcion ishin subjekt i aktiviteteve të përbashkëta të disa partnerëve të shërbimeve intelegjence të sigurisë në kuadër të luftës globale kundër terrorizmit, ndërsa dy persona privohen nga lirija në territorin e RSM-së, dhe një person pas shpalljes të urdhërit ndërkombëtarë të Interpolit me veprimtari të sinhronizuar u privua nga lirija në territorin e Republikës Franceze.
Njoftim për takim të realizuar mes drejtorit të ASK-së dhe ambasadores të SHBA-së
Më datë 21.03.2023 në ambientet e Agjencisë për Siguri Kombëtare u realizua takim pune mes drejtorit të Agjencise Zarko Miloshevski dhe ambasadoren e SHBA-së, Angela Price Ageler. Në takim u diskutua për kërcënimet aktuale të sigurisë, rreziqet dhe sfidat me të cilat përballet vendi dhe rajoni. Gjithashtu, drejtori Miloshevski shprehu faleminderim të madh për përkrahjen të cilën SHBA, si partner strategjik, në vazhdimësi kontribojnë në forcimin e stabilitetit nacional dhe rajonal. Poashtu theksoi se avancimi i bashkëpunimit dypalësh në sferën e sigurisë do të kontribojë ndjeshëm në identifikimin e kërcënimeve direkte dhe hibride drejtuar kundër interesave nacionale të shtetit. Ambasadorja Ageler theksoi se Qeveria e SHBA-së do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm shtetin, duke theksuar se aleanca brenda NATO-s dhe dialogu strategjik mes dy vendeve do të japin një kontribut të veçantë në përballjen e sfidave aktuale në sferën e sigurisë në drejtim të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit nacional, rajonal dhe global.
Njoftim për takim të realizuar në nivel të drejtorëve në Shkup
Më datë 30.01.2023 në Shkup u mbajt takim pune mes drejtorëve të dy Agjencive, z. Plamen Tonçev, kryetar i Agjencisë Shtetërore “Siguria Kombëtare” nga republika e Bullgarisë dhe z. Zarko Miloshevski, drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Të dy kolegët informuan domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ngushtë dhe dinamik mes dy Agjencive dhe ranë dakord se nxitja e bashkëpunimit dypalësh përmes shkëmbimit në kohë të informacionit do të kontribojë në ruajtjen e stabilitetit kombëtar dhe rajonal. Në takim theks të veçantë ju kushtua gjendjes së sigurisë, në prag të shënimit të 151 vjetorit të lindjes së Goce Dellçevit dhe në këtë drejtim u theksua se përballja me kërcënimet , rreziqet dhe sfidat aktuale me të cilat ballafaqohen të dy vendet, do të vazhdojë të mbetet në krye të agjendes së të dy Agjencive. Konkluzioni i përbashkët ishte se të dy Agjencitë, në kuadër të kompetencave të tyre, do të ndërmarrin të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për mbarëvajtjen e sigurtë të ngjarjes së datës 04.02.2023 në Shkup.
Kumtesë për shtyp
Në lidhje me interesin e treguar në disa media për certifikatat e sigurisë së personave në lidhje me rastin e arrestimit dhe të ekstradimit të Mile Milenkoskit në Republikën e Serbisë, me një urdhër të kuq nga Interpol, Agjencia për Siguri Kombëtare paraqet informatat në vazhdim. Procedura e marrjes së certifikatës së sigurisë kryhet brenda një procedure të përcaktuar rreptësisht ligjore dhe fillon me paraqitjen e një kërkese në Drejtorinë e Sigurimit të Informatave të Klasifikuara, për lëshimin e një certifikate sigurie në përputhje me nenin 45 të Ligjit të Informatave të Klasifikuara. Me kërkesë të Drejtorisë së Sigurimit të Informatave të Klasifikuara (neni 53 i Ligjit të Informatave të Klasifikuara), Agjencia për Siguri Kombëtare (neni 4 dhe neni 88 i Ligjit të ASN-së) kryen kontrolle sigurie për personat për të përcaktuar barrierat e sigurisë në lëshimin të certifikatës së sigurisë sëë përdorimit të informatës së klasifikuar. Nga rishikimi i kryer i procedurave për kontrollet e kryera të sigurisë, u arrit në përfundim se nga dita e krijimit të Agjencisë së Sigurisë Nacionale, më 1 shtator 2019 deri 27 gusht 2021, dita e arrestimit të Mile Milenkoskit, Drejtoria e Sigurimit të Informatave të Klasifikuara nuk ka paraqitur kërkesë për kryerjen e kontrolleve të sigurisë, as për Milenkoskin, as për dy personat e tjerë të përmendur në medie. Në të njëjtën kohë, u përcaktua se nga tre personat e përmendur, vetëm Mile Milenkoski kishte një certifikatë të vlefshme sigurie deri në ditën e ndalimit në Serbi dhe ishte lëshuar në bazë të një kontrolli të sigurisë së shkallës së dytë nga ish-Drejtoria e Sigurisë dhe e Kundërzbulimit, më 9 shkurt 2019. Për dy personat e tjerë është zbuluar se nuk kishin certifikata të vlefshme sigurie. Gjithashtu, nuk është i vërtetë as informacioni në disa medie se cilado nga institucionet e tjera të prekura në vend deri në ditën e ndalimit të Mile Milenkovskit në R. të Serbisë, i paraqiti informacion për rastin Agjencisë për Siguri Kombëtare. Agjencia për Siguri Kombëtare duke filluar nga kompetencat ligjore, dhe në përputhje me kërkesën për rishikim të certifikatës së lëshuar të sigurisë për Mile Milenkovskin, e paraqitur në fillim të këtij muaji, ndërmori aktivitete të përshtatshme për të shqyrtuar përmbushjen e kushteve të përcaktuara nga ish-Drejtoria e Sigurisë dhe e Kundërzbulimit për tërheqjen e certifikatës së të lartpërmendurit. Edhe në periudhën e ardhshme, ashtu si deri tani, Agjencia do të vazhdojë të informojë subjektet e përcaktuara me ligj për të gjitha gjetjet që lidhen me kërcënime sigurie dhe rreziqe për sigurinë nacionale të vendit. Të gjitha çështjet e tjera lidhen me statusin, trajtimin dhe përpunimin e mëtejmë të të përfshirëve në rastin e mësipërm janë në kompetencën e institucioneve të themeluara ligjërisht në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Fjalimi i Viktor Dimovski, drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare në ceremoninë e shënimit të Ditës së Agjencisë për Siguri Kombëtare
I nderuar kryetar, z. Stevo Pendarovski, anëtarë të nderuar të Qeverisë, përfaqsues të nderuar, ambasadorë të jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë në vendin tonë, kolegë te nderuar, zonja dhe zotërinj Para së gjithash, më lejoni që, në emrin tim dhe të të gjithë stafit të Agjencisë për Siguri Kombëtare Nacionale, t’ju dëshiroj mirëseardhje të ngrohtë me rastin e festimit të 1 Shtatorit - Ditës së Agjencisë për Siguri Kombëtare. Sot, kam kënaqësinë të theksoj se Agjencia, në përputhje me qëllimin për të cilin u krijua, për dy vjet ka mbrojtur me sukses sigurinë nacionale, pavarësinë, sovranitetin, rendin kushtetues dhe të drejtat e liritë themelore të njeriut e të qytetarit të garantuara me Kushtetutë. Të vetëdijshëm për rolin tonë në bashkësinë e sigurisë së inteligjencës, ne vazhdojmë të punojmë me përkushtim në proceset e reformës, në përputhje me standardet më të larta të NATO-s, me qëllim që të përmirësojmë më tej dhe të mundësojmë një përgjigje të shpejtë dhe efikase ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve ndaj sigurisë së shtetit dhe të qytetarëve. E gjithë kjo, në kushtet e një pandemie të Covid-19, ishte dhe mbetet sfidë e vërtetë, jo vetëm për shkak të nevojës për të mbrojtur shëndetin e punonjësve, por edhe për parandalimin në kohë të të gjitha kërcënimeve dhe rreziqeve të sigurisë që në “realitetin e ri” mori forma dhe përmasa të reja. Ne kushte kaq të vështira, Agjencia vazhdoi të forcojë kapacitetet e saj, duke u ndërtuar si një institucion modern, profesional, i pavarur dhe përgjegjës, e që vepron në përputhje me dispozitat ligjore, standardet e larta etike dhe profesionale. Në këtë kuptim, gjatë vitit të kaluar kemi punuar në harmonizimin dhe miratimin e akteve nënligjore dhe të brendshme, ekipimin kuadror dhe aftësimin profesional të kuadrit ekzistues dhe të ri, nënshkrimin e memorandumeve të bashkëpunimit me organe të pushtetit qendror, me universitetet vendore dhe marrim pjesë në punën e grupeve të punës që janë përgjegjëse për çështjet e sigurisë nacionale. Festa e sotshme është një mundësi për të shprehur mirënjohjen tonë ndaj Qeverisë, e cila, përkundër vështirësive të jashtëzakonshme me të cilat përballet në periudhën kur duhet të tejkalohen pasojat e pandemisë, gjeti një mundësi dhe me rishikimin e buxhetit përcaktoi fonde të cilat do të mundësojnë transferimin përfundimtar në zyra të reja. Sa i përket kuadrit të ri, me kënaqësi dhe krenari do të doja të theksoja se grupi i parë prej dhjetë studentëve më të mirë në universitetet tona, të parët e gjeneratës, tashmë ka filluar të punojë në ASN. Në të njëjtën kohë, me rastin e kësaj feste është një kënaqësi e madhe për mundësinë e promovimit të legjitimacioneve të reja zyrtare për anëtarët e Agjencisë. Gjatë vitit të kaluar, Agjencia ka vazhduar të forcojë dhe të thellojë bashkëpunimin me partnerët e huaj dhe shërbimet e inteligjencës e të sigurisë, kryesisht prej vendeve anëtare të NATO-s dhe BE-së, si një partner i respektuar dhe një lojtar i rëndësishëm për sigurinë rajonale dhe më të gjerë globale. Në kushte kaq të vështira, Agjencia vazhdoi të forcojë kapacitetet e saj, duke u ndërtuar si një institucion modern, profesional, i pavarur dhe përgjegjës. Ne besojmë se në të kaluarën kemi arritur të rritemi si një partner i besueshëm në kuadrin e bashkëpunimit dypalësh dhe shumëpalësh ndërkombëtar, veçanërisht në forumet dhe organet e Aleancës së NATO-s, në të cilat kemi qenë anëtarë që nga marsi i vitit të kaluar. Më në fund, më lejoni edhe një herë t’ju falënderohem të gjithëve që na nderuat me praninë tuaj edhe në kushtet e një pandemie dhe të përgëzoj kolegët e mi të Agjencisë për Siguri Kombëtare në Ditën e Agjencisë sonë. Ju falem nderit.
Fjalimi i Ministres së Mbrojtjes Radmila Sheqerinska Jankovska në ceremoninë e shënimit të Ditës së Agjencisë për Siguri Kombëtare
Fjalimi i Ministrit të Brendshëm Oliver Spasovski në ceremoninë e shënimit të Ditës së Agjencisë për Siguri Kombëtare
Njoftim për takim të drejtorëve të mbajtur në Lubjanë, Slloveni
Më 27.05.2021 në Lubjanë, R. e Sllovenisë u mbajt takim midis Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Agjencisë Sllovene të Sigurisë-Inteligjencës së Republiës së Sllovenisë – SOVA, në nivel të drejtorëve. Takimi u organizua me iniciativë të SOVA, në mënyrë që të forcohet bashkëpunimi midis dy shërbimeve partnere, në prag kryesimit të Republikës së Sllovenisë me Këshillin e Bashkimit Evropian. Në takim u shkëmbyen njohuri për sfidat me të cilat përballen shërbimet dhe aktivitetet e zbatuara në fushën e mbrojtjes së interesit kombëtar të të dy vendeve në nivelin e ekspertëve për të thelluar bashkëpunim dypalësh, rajonal dhe multilateral. Drejtori i SOVA, Janez Stushek i dërgoi një ftesë zyrtare Drejtorit të ASK-së, Viktor Dimovski, për të marrë pjesë në takimin e Counter-terrorism Group (CTG) në shtator 2021, në të cilin do të jenë të ftuar edhe drejtorët e institucioneve të sigurisë së Ballkanit Perëndimor gjatë presidencës Sllovene të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Njoftim për ligjëratë onlajn të drejtorit të ASK-së Viktor Dimovski
Më 27.04.2021, drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski, mbajti ligjëratë me temë: “Vendi dhe roli i Agjencisë për Siguri Kombëtare në sistemin e sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut” për profesorët dhe studentët e Fakultetit të Sigurisë – Shkup. Në fjalimin e tij, drejtori Dimovski foli për kornizën ligjore për punën e Agjencisë, si dhe rreziqet e sigurisë dhe kërcënimet me të cilat përballet Agjencia në rrethanat e sotme komplekse. Dëgjuesit patën mundësinë që gjatë komunikimt të drejtpërdrejtë me drejtorin Viktor Dimovski, të parashtrojnë pyetje dhe të marin informacione në lidhje me Agjencinë, si dhe për aktivitetet si pjesë e sistemit të sigurisë së NATO-s pas antarësimit në Aleancë. Lëgjërata zgjoi interes të madh, për çka dëshmoi edhe numri i mbi 160 dëgjuesve pjesëmarës. Më shumë informacione në linkun në vijim.
NJOFTIMI PËR SHTYP
Lidhur me interesin e paraqitur publik në lidhje me veprimin e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare në rastin e përcaktimit të masës së paraburgimit të personit Jordan Kamçev më 14.03.2021, ju informojmë se ASK-ja brenda kompetencave të saj në përputhje me nenin 6, dhe në lidhje me nenin 4 të Ligjit për ASK-në, dorëzoi informacionin e të dhënave informative te Zyra e Prokurorit Publik kompetent mbi aktivitetet e ndërmarra përgatitore të të lartëpërmendurit për arratisje jashtë vendit, në lidhje me procedurat në vazhdim që Prokuroria po zhvillon kundër tij. Në bazë të dispozitave të mësipërme, nëse ka arsye për dyshim se një vepër penale është duke u përgatitur, organizuar ose kryer për të cilën ndiqet sipas detyrës zyrtare, Agjencia është e detyruar të informojë menjëherë Prokurorinë Publike kompetente. Duke marrë parasysh që kundër personit të lartëpërmendur po zhvillohet procedurë hetimore, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerje vepër penale sipas nenit 273 të Kodit Penal, Prokuroria Publike kompetente dorëzoi propozim për paraburgim, ndërsa gjykatësi në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Penale - SHKUP e pranoi propozimin dhe për të dyshuarin urdhëroi paraburgim për 30 ditë.
Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi mes Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë së Zbulimit
Udhëhequr nga nevoja për bashkëpunim të ndërsjellë për mbrojtjen e sigurisë kombëtare të vendit, Dr. Viktor Dimovski, drejtor i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe Erold Musliu, drejtor i Agjencisë së Zbulimit, më 10 shkurt 2021, në ambientet e Agjencisë së Zbulimit në Shkup, nënshkroi Memorandum bashkëpunimi. Ky Memorandum është një bazë për bashkëpunim dhe shkëmbim të të dhënave dhe përvojave në mënyrë që të ruhet sovraniteti, pavarësia, integriteti territorial dhe rendi kushtetues i Republikës së Maqedonisë së Veriut, shkëmbimi i të dhënave për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në nivel rajonal, shkëmbimi i përvojave në zbatimin e teknologjive të informacionit, sigurisë së informacionit dhe kriptomonedhës, shkëmbimin e përvojave për bashkëpunim me institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, bashkëpunim në fushën e trajnimit profesional dhe zhvillimin dhe përdorimin e stafit profesional, realizimin dhe pjesëmarrjen në trajnime të specializuara, si dhe organizimin e ngjarjeve me interes për të dy institucionet në mënyrë që të promovojnë aktivitete dhe arritje të përbashkëta.
Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi mes Agjencisë për Sigurisë Kombëtare dhe Universitetit "Kolegji Amerikan" në Shkup
Më 10 shkurt 2021, në ambientet e Universitetit "Kolegji Amerikan" në Shkup, Agjencia e Sigurisë Kombëtare, e përfaqësuar nga Drejtori, Dr. Viktor Dimovski dhe Universiteti "Kolegji Amerikan" - Shkup, përfaqësuar nga Rektori, prof. Dr. Tomë Nenovski, nënshkuan Memorandum bashkëpunimi. Me këtë akt, Agjencia dhe Universiteti konfirmuan interesin e ndërsjellë për krijimin dhe promovimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në kërkimin shkencor dhe zbatimin, shkëmbimin e njohurive dhe përvojës në disa fusha, sigurimin e ndihmës së ndërsjellë të ekspertëve në hartimin e dokumenteve të rëndësishme strategjike në fushën e sigurisë, duke përdorur literaturë profesionale nga fondet e bibliotekës, organizim dhe pjesëmarrje në trajnime, tryeza të rrumbullakëta, debate, konferenca dhe ngjarje të tjera me interes të përbashkët, si dhe bashkëpunim në procesin e profilizimit të kuadrit profesional nga studentët e Universitetit, për nevojat e Agjencisë.
Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi mes Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup
Më 04 shkurt 2021, në hapësirat e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, u nënshkrua Memorandum bashkëpunimi mes drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare, dr. Vikor Dimovski dhe rektorit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, prof.dr. Aziz Polozhani. Nënshkrimi i këtij Memorandumi konfirmon interesin e ndërsjellë të Agjencisë dhe Universitetit për krijimin dhe promovimin e bashkëpunimit, veçanërisht në shkëmbimin e njohurive dhe përvojave në më shumë fusha, duke ofruar ndihmë të ndërsjellë të ekspertëve, organizim dhe pjesëmarrje në ngjarje të ndryshme me interes të përbashkët, bashkëpunim në hartimin e dokumenteve të rëndësishme strategjike në fushën e sigurisë, bashkëpunim në fushën e dhënies dhe ndarjes së bursave, si dhe dhënie të rekomandimeve për profilizim të kuadrove profesionale nga radhat e studentëve të Universitetit për nevojat e Agjencisë.
Pjesëmarrje e Drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare në Konferencën ndërkombëtare për pengim larje parash dhe financim të terrorizmit
Më 10 dhjetor 2020, drejtori i ASK-së, Vikto Dimovski, mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare online për pengim larje parash dhe financim të terrorizmit të organizuar nga institucini për arsimim të lartë – HAJDELBERG, Insitituti për Menaxhment dhe Biznes – Shkup, në bashkëpunim me Akademinë për Teknologji Bankare dhe Informatike – ATBI Shkup, me temë: “Ndikimi i Kovid-19 dhe përpjekjet nga ana e Qeverisë dhe sektorit privat në luftë kundër larjes së parave dhe financim të terrorizmit”. Në fjalën e tij, mes tjerash, drejtori Dimovski theksoi se sfidë kryesore për institucionet është njohja në kohë e rreziqeve dhe kërcënimeve të cilat mundet direkt ose indirekt të ndikojnë ndaj sigurisë kombëtare. “ Përvojat në kontekst global dhe vendor tregojnë, se pjesmarrësit në aktivitetet kriminale dhe terroriste shpejt përshtaten në rrethanat e reja të imponuara nga pandemia dhe shfrytëzimin e tyre për realizimin e qëllimeve te veta. Që këtu është i domozdoshëm funksionimi i koordinuar dhe sinkronizimi i të gjitha institucioneve të shtetit”, theksoi V. Dimovki.
Ligjeratë online e drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare para studentëve të Fakultetit për Siguri
Më 10 dhjetor 2020, drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski, me ftesë të Fakultetit për Siguri – Shkup pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” – Manastir mbajti online ligjeratë para studentëve me temë: “Agjencia për Siguri Kombëtare dhe rreziqet e sigurisë në RMV”. Në fjalën e tij, Dimovski foli për vendosjen ligjore në ASK, si faktor i ri në sistemin e sigurisë së vendit, duke theksuar rolin preventiv të Agjеncisë në përballje më të gjerë me rreziqet dhe kërcënimet ndaj sigurisë kombëtare. Drejtori Dimovski foli edhe për sfidat aktuale të sigurisë me të cilat përballet vendi ynë, duke përfshirë edhe marrëdhëniet koh pas kohe të acaruara në plan gjeopolitik, trendit global në rritje të terrorizmit ndërkombëtar, manifestimeve kohë pas kohe fetare, nacionale dhe ideologjike-politike, seriozitetit të krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë dhe përhapja e armëve për zhdukje masive. Një pjesë e ligjëratës kishte të bëjë me rreziqet aktuale të shëndetit publik të shkaktuar nga pandemia dhe rritjа е shpejtë е trendit të kërcënimeve hibride dhe sajber.
Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi mes Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriut
Më 02 nëntor 2020, drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski dhe drejtorja e Regjistrit Qendror të Republikës së Maqedonisë së Veriu, Marija Boshkovska Jankovski, në hapësirat e Agjencisë për Siguri Kombëtare nënshkruan Memorandum bashkëpunimi. Memorandumi përcakton marrëdhëniet midis dy palëve nënshkruese, në marrjen e të dhënave, në mënyrë që të zbulojë dhe parandalojë aktivitetet lidhur me kërcënimet e sigurisë dhe rreziqet për sigurinë kombëtare të shtetit. Bashkëpunimi i ndërsejllë përfshin shkëmbimin e të dhënave dhe inforamcioneve që evidentohen në regjistrat e ofruesit të të dhënave dhe përdoruesit të të dhënve, në mënyrë që të avancohen dhe zhvillohet bashkëpunimi dhe realizimi më efikas i kompetencave ligjore të të dy institucioneve.
Memorandum i nënshkruar bashkëpunimi mes Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë së Aviacionit Civil
Më 5 nëntor 2020, në hapësirat e Aviacionit Civil në Shkup, u nënshkrua Memorandum bashkëpunimi mes Agjencisë për Siguri Kombëtare, përfaqësuar nga drejtori, dr. Viktor Dimovski dhe Agjencia e Aviacionit Civil, përfaqësuar nga drejtori, dr. Tomislav Tuntev. Përmes këtij Memorandumi, Agjencia për Siguri Kombëtare dhe Agjencia e Aviacionit Civil shprehin gatishmërinë e tyre për të vendosur bashkëpunim dhe mbështetje të ndërsjellë me qëllim shkëmbimin e përvojave, njohurive dhe ndihmës reciproke profesionale në procedurat dhe aktivitetet, që lidhen me sigurinë dhe sigurinë e trafikut ajror, duke siguruar standardet më të larta të sigurisë, si dhe shkëmbimin e përvojave në përgatitjen e programeve të trajnimit dhe edukimin e stafit dhe personelit në fushat me interes të përbashkët.
Nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi mes Agjencisë per Siguri Kombëtare dhe Universitetit në Tetovë
Më 04 nëntor të vitit 2020, drejtori i Agjencisë per Siguri Kombëtare, dr. Viktor Dimovski dhe rektori i Universitetrit në Tetovë, prof. dr. Vulnet Ahmeti, në selinë e Universitetit të Tetovës nënshkruan Memorandum bashkëpunimi. Nënshkrimi i këtij Memorandumi konfirmon interesin e ndërsjellë të Agjencisë dhe Universitetit për krijimin dhe promovimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, për zbatimin efikas të kompetencave të përcaktuara me ligj, si dhe për qëllimin për të inkurajuar dhe afirmuar përpjekjet për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave në disa fusha, përmes ofrimit të ndihmës së ekspertëve, pjesëmarrje të përbashkët në ngjarje të ndryshme me interes të përbashkët, bashkëpunim në përgatitjen e dokumenteve të rëndësishme strategjike në fushën e sigurisë; si dhe dhënie të rekomandimeve për profilizimin e stafit profesional nga radhët e studentëve në Universitet, për nevojat e Agjencisë.
Memorandum i nënshkruar bashkëpunimi mes Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Qendrës Koordinative Nacionale për Menaxhim Kufitar
Më 6 tetor 2020, në hapësirat e Qendrës Koordinative Nacionale për Menaxhim Kufitar, drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, dr. Viktor Dimovski dhe koordinatori nacional për menaxhime kufitare, dr. Vladimir Pivovarov, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi. Me këtë memorandum do të sigurohet zhvillim, udhëheqje efikase, shfrytëzim dhe punë operative në sistemin për shkëmbim të të dhënave, nivel të lartë të mbrojtjes dhe sigurisë gjatë shfrytëzimit të tij dhe lidhje me sisteme të tjera informative-komunikative, në nivel të lartë të shkëmbimit të të dhënave të Sistemit për shkëmbim të të Dhënave me rëndësi për udhëheqje kufitare të integruar, shfrytëzim të papenguar të shërbimeve dhe shkëmbim të të dhënave mes shfrytëzuesve të Sistemit, kryerje më cilësore të kontrolleve në kalimet kufitare dhe sigurim të kufirit shtetëror, si dhe bashkëpunim në fushën e aftësimit dhe përsosjes profesionale dhe mobilim të kuadrove.
Memorandum i nënshkruar bashkëpunimi mes Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Universitetit “Goce Delçev”- Shtip
Me 24 shtator të vitit 2020, në hapësirat e Universitetit “Goce Delçev”-Shtip , drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, dr. Viktor Dimovski dhe rektori i Universitetit “Goce Delçev”-Shtip, prof. dr. Blazho Boev nënshkruan memorandum bashkëpunimi. Ky memorandum paraqet bazë për vendosje dhe përparim të bashkëpunimit në shumë fusha të interesit të përbashkët, ndërmjet nxitjes dhe afirmimit të shkëmbimit të njohurive dhe përvojave, dhënie të ndihmës profesionale reciproke, pjesëmarrje në ngjarje si tryeza të rrumbullakëta, debate, konferenca dhe të ngjajshme, të treguarit e mbështetjes së ndërsjellë në dejtim të përsosjes dhe profilizimit të kuadrit profesional nga radhët e studenetëve të Univesitetit, për nevojat e Agjencisë.
Intervistë e drejtorit Viktor Dimovski për MIA-n
Në periudhën para nesh, njëra nga detyrat kyçe do të jetë finalizimi i aktiviteteve për hapsirë dislokimi të ASK-së në objekt të ri si dhe kompletimi kadrovik, ripërtrirja e vazhdueshme e kuadrove dhe trajtimi përkatës për veprim, në përputhje me standardet e larta të NATO-s. Jo më pak e rëndësishme është përgatitja teknike për shkak të ballafaqimit të sfidave bashkëkohore dhe sulmeve në kushte jashtëzakonisht dinamike, teknike-zhvillimi teknologjik, thekson drejtori i Agjencisë për Siguri kombëtare (ASK-së) Vikotor Dimovki në intervistën për MIA, me rastin e njëvjetorit të punës së ASK-së. Gjatë realizimit të ekipimit kadrovik, thekson ai, do të mbahet llogari edhe për përfaqësim të barabartë dhe adekuat si dhe për përfaqësim të barabartë etnik dhe gjinor, por para së gjithash duke respektuar kriteret për profesionalizëm dhe përgjegjësi. Në intervistën për MIA, Dimovski foli edhe për imerativin e ASK- krijimin e një mjedisi të sigurtë, ku theksoi se me antarësimin e plotë në NATO, ASK-ja u bë pjesë përbërëse dhe partner i barabartë në segmentin e sigurisë për zbulim në Aleancë. – Në këtë periudhë kemi pasur gjendje të sigurtë dhe stabile në vend, thotë mes tjerash Dimovski. Për “bombat” të cilat publikohen edhe për pushtetin edhe për opozitën gjatë fushatës parazgjedhore, thotë se analiza e atyre mteraialeve tregon se bëhet fjalë për komunikim të dokumentuar në periudhë kohore para fillimit me punë të ASK-së dhe se të njëjtët nuk rrjedhin nga zbatimi i masave institucionale. Siç shprehet më tej ai, duke marrë parasysh vendin dhe rolin e Agjencisë në sistemin e sigurisë, mbetet të vërtetohet prejardhja dhe mënyra se si janë siguruar të njëjtat, si dhe obligimi që të pamundësohet çfarëdo lloj zbatimi i këtyre aktiviteteve jashtë ligjore në të ardhmen. Ai foli dhe për nevojën reale në planin e investimit, si në kuadro, në mjete pune edhe në trajnim...., për bashkëpunim me shërbime të huaja të sigurisë, para së gjithash me vendet fqinje dhe më gjërë, për realizimin e hulumtimit poligrafik dhe testit për integritet dhe për çështje të tjera lidhur me veprimin e ASK-së. Në vazhdim vijon intervista e plotë e Viktor Dimovski-t: Një vit nga funksionimi i Agjencisë për Siguri kombëtare. Sa jeni të pavarur dhe si punoni, për shkak se Agjencia ishte njëra ndër reformat kyçe në sistemin për siguri dhe zbulim në rrugën drejt BE-së? – Në kuadër të reformave rrënjësore strukturore të sistemit të sigurisë për zbulim, themelimi i Agjencisë për Siguri Kombëtare kishte për qëllim tejkalimin e mangësive në të kaluarën dhe krijimin e subjektit kredibil dhe efikas, si pjesë e sistemit për mbrojtje të sigurisë kombëtare. Nisja me punë e Agjencisë pikërisht para një viti, ishte hapi i fundit në reformimin e sektorit të sigurisë në vendin tonë me të cilin, Drejtoria për Siguri dhe kundërzbulim, e cila në periudhën e kaluar ishte keqpërdorur nga individë dhe grupe të interesit, përfundimisht kaloi në histori. Praprakisht, në pajtim me rekomandimet nga Raporti i grupit të ekspertëve të udhëhequr nga Rajnhard Pribe dhe në pajtim me masat në planet qeveritare 3-6-9 dhe Planin 18 ishte formuar edhe Agjencia për Teknikë Operative (ATO). Procesi reformues i sistemit të sigurisë dhe kundërzblimit u plotësua në Trupin për Koordinim të Bashkësisë për Siguri dhe Kundërzbulim. E formuar sipas modeleve të shërbimeve europiane moderne të sigurisë dhe ekipit kadrovik në përputhje me standardet e larta të NATO-s, Agjencia për Siguri kombëtare, kapacitet e saj gjithpërfshirëse i drejton drejt ndjekjes së sfidave bashkëkohore për siguri dhe gatishmërisë për përgjigje të shpejtë dhe efikase të kërcnimeve dhe rreziqeve potenciale të sigurisë së shtetit dhe qytetarëve të tij. Me aktivitetet e realizuara sipas planit në periudhen e kaluar njëvjeçare dhe mbindërtimin e vazhdueshëm të normativave të veta, kapacitetet teknike informative dhe kadrovike, Agjencia në tërësi është e gatshme t’u përgjigjet kërcënimeve potenciale si shërbim profesional i sigurisë, i pavarur dhe llogardhënës në përputhje me Rregulloren ligjore dhe respektimin e standardeve të larta etike dhe profesionale. Si është gjendja e sigurisë në këndvështrimi juaj? – Krijimi i sigurisë për mjedisin ësht qëllimi ynë, që nuk është detyrë e thjeshtë në kushte të një sigurie nën rrethana komplekse, të globalizimit dhe digjitalizimit, por edhe në garë globale për balancë ekonomike, posedimi të informacionit dhe rritjes së fuqisë së vepruesve joshtetërorë. Në një kontekst të këtillë dinamik dhe të paparashikueshëm ndiqen marrëdhëniet gjeopolitike, zhvillimin e ngjarjeve në plan teroristik dhe ekstremistik, zbatimi i teknologjive të reja me synim, mundësisht të dyfishtë, si dhe format bashkëkohore serioze të krimit të organizuar dhe sjelljes korruptive me mundësipër prishjen e sigurisë ekonomike të shtetit. Duke pasur parasysh këtë që përmendëm më lartë, si dhe vazhdimin e fushatës parazgjedhore, krizën dhe më vonë, gjendejn e jashtëzakonshme lidhur me përpjekjet për tejkalimin e pandemisë Kovid 19 të ndjekur dhe shoqëruar me efekte sociale dhe ekonomike, imponohet vlerësimi se në këtë periudhë patëm gjendje stabile të sigurisë ne vend. Sa ju hyn në punë përvoja juaj si diplomat, në kohën tuaj si zbulues në AZ, në kontakt dhe në bashkëpunim me agjencitë tjera? – Përvoja e bartësve të funksioneve publike në mjedise të ndryshme perceptohet në mënyra të ndryshme, varësisht nga pikpamja demokratike, kultura politike, praktikat e vendosura... Në rastin e dhënë, dy dekada e gjysmë të kaluara në shërbim diplomatik dhe vendosja më herët e komunikimeve personale me personalitete me ndikim në pozita udhëheqëse në politikë, diplomaci dhe siguri, gjithsesi se janë një përparësi e madhe. Çfar i mungon më tepër Agjencisë, kuadri, mjetet përgatitore, trajnimi ose liria dhe pavarësia në punë? – ASK-ja është organ i ri i pavarur i drejtorisë shtetërore, me kompetenca saktësisht të vërtetuara në pajtim me regullimin ligjor ekzistues. Është realizuar pjesë e konsiderueshme në rrugën e reformave, përpiqemi që me punë intenzive t’u përgjigjemi detyrave të komplikuara të siguisë, me profesionalizëm dhe ndershmëri t’i tejkalojmë dhe ta ndryshojmë perceptimin e krijuar dhe paragjykimet nga e kaluara, të krijojmë atmosferë të mirëbesimit dhe të sigurojmë përkrahje nga qytetarët si partnerë në mbrojtjen e sigurisë së shtetit. Nga ana tjetër, kemi krijuar atmosferë të mirëbesimit të plotë me të gjithë vepruesit, dhe kemi hapësirë të lirë për qasje të plotë profesionale, pa asnjë ndërhyrje, sugjerime dhe presione prej anash. Deri më tami janë bërë hapa të rëndësishme në plan të themelimit, kuadrit adekuat dhe ekipimit teknik, pozicionimit institucional dhe fillimit të suksesshëm me punë. Megjithatë, duke pasur parasyshë atë që jetojmë në kohë të ndryshimeve, të shpejta dhe të paparashikueshme, të cilat nuk njohin kufi, në rrethana të komplikuara të sigurisë të mbushur me një sër sfidash, rreziqesh dhe kërcënimesh me potencial në rritje, në kohë të globalizimit dhe digjitalizimit me rritje të shpejtë të fuqisë së vepruesve joshtetërorë, kemi nevojë reale për investim të planifikuar edhe në kuadër edhe në mjete përgatitore edhe në trajnime... Si është bashkëpunimi me agjencitë e rajonit? – Në periudhën e kaluar është bërë hap i rëndësishëm në plan të inkuadrimit të bashkëpunimit intensiv me shërbimet e huaja të sigurisë, para s ëgjithash nga vendet fqinje dhe më gjërë, si dhe nga vendet anëtare të NATO-s. Pas anëtarësimit të plotë në NATO, ASK-ja u bë pjesë përbërëse dhe partner i barabartë në segmentin e sigurisë së zbulimit të Aleancës. Cilat janë prioritetet për vitin e ardhshëm? – Në periudhën para nesh, një nga detyrat kyçe do të jetë finalizimi i aktiviteteve për hapësirë dislokimit të ASK-së në objekt të ri si dhe kompletimi kadrovik, ripërtërirja e vazhdueshme e kuadrove dhe trajtimi përkatës për veprim, në pajtim me standartet e larta të NATO-s. Jo më pak e rëndësishme është përgatitja teknike për shkak të ballafaqimit të sfidave bashkëkohore dhe kërcënimeve në kushte jashtëzakonisht dinamike e teknike-zhvillimi teknologjik. Mbetet si detyrë dhe rrumbullakësim i procesit të sjelljes së akteve të bredshme dhe nënligjore, lidhur paraprakisht me sjelljen e rregullimeve të caktuara ligjore nga fusha të tjera, si dhe inicim të vendimeve ligjore adekuate për shkak të përputhjes së tërësishme me rregulla të caktuara të përfshira në ligjin për ASK-në. Tërë kjo do të mbikqyret me rritje të vazhdueshme përmes përparimit të procesit operativ dhe punës analitike operative, përforcim të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, hapje e plotë ndaj institucioneve që janë të obliguara për kontrollë të jashtme dhe transparencë adekuate mediale. Gjatë fushatës parazgjedhore dëgjuam shumë inçizime ilegale të bisedave të përfaqësuesve të qeverisë dhe opozitës, shumëkush fushatën e quajtën “fushatë bombash” qartë është se në vend ka përgjim jolegal. Si kaloi një gjë e tillë përskaj jush? – Analiza e materialeve tregoi se bëhet fjalë për komunikim të dokumentuar në periudhë kohore para fillimit me punë të ASK-së dhe se të njëjtët nuk vijnë nga masa të realizuara institucionale. Sërish, duke pas parasysh rolin dhe vendin e Agjencisë në sistemin e sigurisë mbetet të vërtetohet prejardhja dhe mënyra e sigurimit të tyre, si dhe detyrimi që të pamundësohet një punë e tillë e këtyre aktiviteteve jashtë ligjit në të ardhmen. Punen e filluat me një sërë akuzash për zgjidhje kadrovike, gjegjësisht se ka të punësuar ndaj të cilëve janë ngritur padi penale, disa me shtetësi të dyfishtë, por edhe për përfaqësim të vogël të bashkësisë etnike shqiptare. Si është gjendja pas një viti? – Puna e shërbimeve të sigurisë çdoherë është lëndë e interesit publik dhe shpesh herë e kritikave të cilat në shumë raste janë të qëndrueshme. Por, kjo nuk ka të bëjë me rastet që përmendët. Ndryshimet gjatë formimit të agjencisë ishin radikale, është krejt e pritshme të ketë rezistencë. Në mesin e të selektuarve nuk ka asnjë rast me shtetësi të dyfishtë edhe pse për fat të keq, për shkak të vendimit ligjor duhej të heqim dorë nga disa kandidatë me përvojë të gjatë dhe profil profesional të domosdoshëm për punën tonë. Nuk ishte aspak me bazë as vërejtja në drejtim të përfaqësimit të bashkësive tjera etnike, për shkak se, siç argumentova edhe atëherë, ne që në fillim të punës e rritëm atë numer në disa përqindje në raport me vitin e kaluar. Në periudhën e kaluar tetëmujore, për arsye të dispozitave ligjore në Kodin Zgjedhor dhe Ligjit për korrupsion dhe Pengim të konfliktit të Interesit, nuk ishte e mundur të bëhen punësime të reja. Por, siç përmenda edhe më herët, riekipimi kadrovik, ripërtrirja kadrovike e vazhdueshme adekuate është njëra nga prioritetet tona dhe gajtë realizimit të të njëjtave do të mbahet llogari edhe për përfaqësim të drejtë dhe adekuat të përkatësisë etnike dhe gjinore, por parasëgjithash me respektimin e kritereve për profesionalizëm dhe kompetencitet. Po ndryshohet diçka në kriteret për pranim në të ardhmen, pas procesit të vetingut mbetet konstante? – Kushtet dhe procedurat për marrëdhënie pune në Agjenci janë të definuara në mënyrë precize me ligj. E njëjta gjë vlen edhe për sa i përket vetingut i cili është i rregulluar në nenin 69 të Ligjit për ASK i cili pas foralizimit të antarësimit në NATO, realizohet në pajtim me standartet më të larta të NATO-s. Gjatë punësimit, parashikuat realizimin e provimit poligrafik dhe testit për integritet, si rrjedhin këto procese? – Në periudhën e kaluar u ndërmorën aktivitete të nevojshme dhe procedura për sigurim dhe realizimi i të njëjtave është në rrjedhë e sipër. Testimi poligrafik dhe testi për integritet janë poashtu të rregulluara me ligj, edhe pse ishin të shoqëruara me shumë sfida në implementim, për shkak të mungesës së normativave adekuate, resrseve teknike dhe kadrovike në vend, nevojës për përgatitje më të gjatë në kohë për realizim të të njëjtave, si dhe specifikave të profesionit të sigurisë. Keni paralajmëruar se do të punësohen në ASK studentët më të mirë të cilat do të tregojnë interes, a ka të pranuar nga kuadrot e reja? – Po, dhe qëndrojmë në atë përcaktim. Deri më tami janë nënshkruar memorandume bashkëpunimi me Universitetitn Shën Kirili dhe Metodi dhe Shën Klimenti i Ohrit, ndërsa janë përgatitur tekste të memorandumeve për bashkëpunim edhe me Univesitetin e Tetovës dhe atë të Shtipit, por nënshkrimet u anuluan për arsye të dispozitave në Kodin Zgjedhor, i cili sanksionon aktivitete të këtilla në periudhën parazgjedhore. Mes tjerash, me këtë ndërmarrje duam të përçojmë edhe porosi se vendi i të rinjëve është në vendlindje dhe se për më të mirët çdoherë do të ketë vend në institucione, në të cilat në shoqëritë demokratike është nder të punohet. Kohën e fundit keni dalë kumtesë, si përgjigje ndaj akuzave tashmë të ish ministrit teknik për punë të bredshme, Naqe Çulev se ASK-ja nuk disponon me përgatitje për ndjekjen e komunikimeve, as të zyrës për informacione. Keni apo nuk keni mjaftueshëm përgatitje? – Deklarata dhe paraqitjet e ministrit të atëhershëm teknik për punë të bredshme ishin tërësisht të pa baza dhe të motivuara politikisht. Me këtë rast mund vetëm edhe njëherë të përsëris paraqitjet e përfshira në kumtesë se në pajtim me Ligjin për Operacion Teknik të Agjencisë, e tërë pajisja është dërguar në OTA, që prej tetorit ti vitit 2018. “Në procesverbalin për pranim dorëzim është vërtetuar se janë dorëzuar dhe pajisjet, pronë e operatorëve telekomunikativ, të cilët deri atëherë janë gjendur në MPB, gjegjësisht në DSK. Pranimdorëzimi është kryer në mbikëqyrje të komisionit në përbërje të të cilit përveç të tjerëve, ka pasur edhe përfaqësues të gjykatës Supreme dhe Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrje mbi Realiimin e Masave për Ndjekje të Komunikimeve. Gjitashtu, Agjencia nuk ka mundësi teknike që në mënyrë të pavarur të aktivizojë dhe të kryejë përndjekje të komunikimevenë rrjetet e operatorëve të telekomunikacionit pa ndërmjetësim të Agjencisë Teknike Operative”. Madje dhe prokurori publik në procedurën pas informimit me shkrim të ministrit teknik vlerësoi se paraqitjet e njëjta janë të pabaza. Ajo çfarë e bën bashkëkohore ASK-në është sistemi i inkuadruar i kontrollit parlamentar dhe qytetar, sa deri më tami janë bërë takime dhe kontrolle nga ana e këtyre institucioneve dhe si është bashkëpunimi me këta trupa? – Është realizuar bashkëpunim i suksesshëm edhe me trupat kontrollues mbi punën e ASK-së me ç’ rast është manifestuar gatishmëri e plotë nga ana jonë për njohje reale në të gjitha aktivitetet e Agjencisë. Karakteristikë e periudhës së kaluar ishte komunikimi intensiv dhe bashkëpunimi me Komisionin për Mbikëqyrje të Punës së Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Agjencisë për Zbulim, si dhe me Komisionin për Mbikëqyrje të Masave për Ndjekje të Komunikimit. Për ilustrim, do të përmend se në periudhën deri në shpërndarjen e kuvendit lidhur me zgjedhjet parlamentare, pata dhjetëra takime me anëtarë të të dyja komisioneve mbikëqyrëse parlamentare, që është më shumë se takimet e të gjithë drejtorëve të DSK-së dikurshme. Shpresoj që edhe me përbërjen e re parlamentare do të vazhdojmë në drejtim të njëjtë, dhe njëherit besoj, se bisedimet për antarësim në BE do të jenë katalizator plotësues për përparim në këtë hap domethënës. ASK-ja ende është në hapësirat e vjetra të MPB-së, ndërsa është agjenci e pavarur jashtë kornizave të MPB-së, si pjesë e reformës në sistemin e sigurisë dhe zbulimit në shtetin tonë. Ka ndonjë mundësi që në një kohë të shkurtër të keni hapësirat e juaja të reja? -Implementimi i konceptit të funksionimit të Agjencisë si organ i pavarur i drejtorisë shtetërore, ndër të tjera përfshin edhe ndarje fizike, gjegjësisht hapësinor nga MPB-ja. Në këtë drejtim gjatë vitit të kaluar u ndërmorrën hapa adekuat për sigurimin e objektit adekuat dhe me vendim të qeverisë, i njëjti ishte i hapur për nevojat e Agjencisë. Me fillimin e procesit zgjedhor, duke pasur parasysh kompetencat e qeveris teknike, këto aktivitete u ndaluan, ndërska për shkak të rrethanave lidhur me përpjekjet për menaxhimin e pandemisë Covid 19, kjo u pezullua. Që këtu, finalizimi i aktiviteteve për dislokim të hapësirave të ASK-së në objekt të ri do të jetë prioritet dhe sigurisht në agjendën e qeverisë në periudhën e ardhshme. Pastaj, jemi të vetëdishëm se duhet të mbahet llogari për nevojat e ballafaqimit me pandeminë e koronavirusit dhe stabilitetit i kësaj çështje. Gjithsesi, shpresoj se së shpejti do ta bëjmë intervistën e ardhshme në hapësira të reja. Mund të na shpjegoni procesin e të fituarit, gjegjësisht dhënies së certifikatave të sigurisë, të rëndësishme për të punësuarit ose për punësim në ASK? – Në pajtim me dispozitat e Ligjit për Informacione të Klasifikuara procesi për dhënie të certifikatave të sigurisë përfshin më shumë aktivitete. Për dhënie të certifikatës së sigurisë për qasje deri tek shkalla adekuate e informacioneve të klasifikuara, personi i interesuar fizik ose juridik, parashtron kërkesë me shkrim te Drejtoria për Siguri të Informacioneve të Klasifikuara. Plotësimi i kushteve për dhënie të certifikatës së sigurisë vërtetohet përmes një kontrolli sigurie. Kontrolli i sigurisë kryhet në bazë të pajtimit me shkrim paraprakisht nga personi fizik ose juridik, i cili ka dorëzuar kërkesë për dhënie të certifikatës së sigurisë. Linkun
Nënshkruhet marrëveshje kolektive për të punësuarit në Agjencinë për Siguri Kombëtare
Sot në Shkup, në rastin solemn të shënimit të ditës së Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe përvjetorit të parë të formimit, drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, dr. Viktor Dimovski dhe kryetari i sindikatës së policisë maqedonase, dr. Marjan Kicev, nënshkruan marrëveshje kolektive për të punësuarit në ASK.
Fjalimi i drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski në manifestimin me rastin e shënimit të Ditës së Agjencisë për Siguri Kombëtare
I nderuar kryetar i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Stevo Pendarovski,
I nderur kryetar i Qeverisë, z. Zoran Zaev,
I nderuar zëvendëskryeministër i parë, z. Artan Grubi,
Të nderuar anëtarë të Qeverisë,
Të dashur mysafirë dhe përfaqësues të organeve dhe trupave mbikëqyrës mbi punën Agjencisë, përfaqësues të korit diplomatik dhe shërbimeve partnere,
Të respektuar kolegë,
Zonja dhe zotërinjë,
Më lejoni që në fillim t’ju falënderoj për praninë tuaj dhe t’ua uroj 1 shtatorin – ditën e Agjencisë për Siguri Kombëtare, që njëherësh është edhe dita e themelimit të Agjencisë.
Një vit më parë, pikërisht në këtë ditë, Agjencia filloi me punë. Ishte e diel, ditë jopune për shumë profesione në vend, por jo edhe për të punësuarit e Agjencisë.
“Siguria e shtetit dhe qytetarëve nuk njeh ditë jopune dhe festë, thashë atëherë”, të gjithë kapacitetet e Agjencisë, në pajtim me ligjin për themelimin e saj dhe në pajtim me aktet e brendshme për operim, u vendosën në funksion të plotë.
Sot, një vit më vonë, mund të them se në të kaluarën është bërë punë jo e plotë dhe jo e vazhdueshme dhe kapacitetet dhe resurset e Agjencisë janë vënë plotësisht në funkcion të mbrojtjes të sigurisë kombëtare, përkatësisht mbrojtje të pavarsisë, sovranitetit, rrgullimit kushtetues, liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit, të garantuara me Kushtetutë.
Në periudhën e kaluar njëvjeçare janë bënë hapa të rëndësishme në plant të njëjtësimit dhe përvetësimit të rregullores së brendshm dhe akteve nënligjore, që mundësuan të gjitha aktivitetet e mëtejme të realizohen në pajtim me bazën ligjore të Agjencisë. Në këtë kontekst, u ndërmorën hapa për kompletim të kuadrit me transfer të kuadrit nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe instituciont e tjera të shtetit dhe nga administrata shtetërore me selektimi e pranimi e kuadrit të ri, pjesë të të cilit janë studentët më të mirë të universiteteve të Maqedonisë. Ëshë vendosur proces i trajnimeve të vazhdueshme të të punësuarve për shkak të ngrritjes së tyre profesionale në punë, në pajtim me standardet më të e larta të NATO-s. Është bërë hap i rëndësishëm në planin e vendosjes së bashkëpunimit ndërinsiticional me institucione përkatëse në vend dhe ka filluar bashkëpunimi intensiv me shërbime të sigurisë së jashtme, para së gjithash me vendet fqinje dhe nga vendet anëtare të NATOS-s. Pas anëtarësimit të plotë në NATO, Agjencia u bë pjesë përbërëse dhe partner i barabartë në segmentin e sigurisë për zbulimit të Aleancës. Është realizuar bashkëpunim i suksesshëm dhe me trupat kontrollues mbi punën e ASK-së, gjatë të ciliës është manifestua gatishmëri e plotë nga ana jonë për njohje në të gjithë aktivitetet (për ilustrim, do të përmendi që në periudhën deri në shpërndarjen e kuvendit lidhur me zgjedhjet e parakohshme, pata dhjetëra takime me anëtarë e të dyja komisioneve mbikëqyrëse parlamentare, që është më shumë se takimet e të gjithë drejtorëve të DSK-së bashkë). Është treguar gatishmëri dhe për nevojën transparente me mediet, në përputhje me specifikat dhe standardet kur bëhet fjalë për shërbimet e sigurisë. Përfundimishtë është bërë një hap i rëndësishëm në planin e mbrojtjes së të drejtave të të punësuarve, me njejtësimin e tekstit dhe nënshkrimin e sotëm të marrëveshjes kolektive me Sidikatën.
E tërë kjo, në kushte të prolongimit të procesit zgjedhor, vendosjen e gjendjes së krizës në një pjesë të vendit, më pas dhe gjendjen e jashtëzakonshme në tërë territorin e vendit përshkak të pasigurisë dhe sfidave në lidhje me Covid 19, kur duhet patetës të mbajmë llogari edhe për shëndetin e të punësuarve dhe për nevojën që të mbetemi plotësisht funksionalë dhe me kapacitetet t’ i kryejmë detyrat dhe sfidat që janë në kompetencat tona ligjore.
Ndërsa ato, në botën në të cilën jetojmë janë në rritje, të shpejta, komplekse, dinamike, në masë të madhe edhe të paparashikueshme. Trendi i globalizmit çoi deri te internacionalizmi i rreziqeve të pëgjithshme, të cilat rriten në kohë dhe hapsirë... ballafaqohemi me rritje të përditshme të kërcënimeve dhe rreziqeve në apekt të terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit, krimit të organizuar, migracionit ilegal. Serioziteti i të gjitha këtyre dukurive dhe rreziqeve që bartin në vete në një moment të dhënë shoqëror, mund ta çregullojnë kohezionin shoqëror, demokracinë dhe ekonominë si themele të stabilitetit dhe sigurisë.
Që këtu rrjedh dhe rëndësia e përgatitjes, mobilimit, motivimit dhe përkushtimit të punëtorëve të ASK-së, por edhe subjekteve të tjera të sigurisë, të cilat paraqesin pjesën më të ndjeshme të sigurisë së shtetit.
Të nderuar,
Duke ju shprehur kënaqësi nga puna e deritanishme, më lejoni që shkurtimisht të them se çka na pret në periudhën para nesh:
- Finalizimi i aktiviteteve për dislokim hapësinor të ASK-së në objekt të ri,
- Kompletim të kuadrit, ripërtrirje të vazhdueshme të kuadrit dhe trajnim të vazhdueshëm adekuat për veprim, në pajtim me standardet e larta të NATO-s,
- Përgatitje teknike për ballafaqim të suksesshëm me sfidat bashkëkohore dhe rreziqet në kushte të një zhvillimi të jashtëzakonshëm teknologjik,
- Rrumbullakësim të procesit për sjelljen e akteve të brendshme dhe nënligjore, lidhur me sjelljet paraprake të vendimeve të caktuara ligjore nga fusha të tjera, si dhe iniciativa për vendime të caktuara ligjore për shkak të njëjsimit me dispozita të caktuara në ligjin për ASK-në.
E tërë kjo e përcjellë me rritje të mëtejme, përmes avancimit të procesit të operimit dhe punës analitike të operimit, forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërinstitucional, hapje e plotë drejt institucioneve të obliguara për kontrollë të jashtme dhe tranparencë adekuate mediale.
Në këtë drejtim, presim përkrahje të mëtejme të fuqishme, para së gjithash nga Qeveria, por edhe nga institucione të tjera në shtet.
Nga ana jonë, në emër të të punësuarve në Agjenci dhe në emrin tim personal, dëshiroj që edhe një herë të vë në dukje përcaktiin, motivimin dhe gatishmërinë të qëndrojmë në rrugën në të cilën gjindemi, shërbim bashëkohor i sigurisë, të aftë për t’ u ballafaquar me të gjitha sfidat bashkëkohore në funksion të mbrojtjes së interesave të sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriot dhe të gjithë qytetarëve të saj.
Më lejoni që në fund, t’ ju falënderohem që e pranuat ftesën dhe që sot, me praninë tuaj të çmuar në festën tonë, kontribuat që ditën e Agjencisë për Siguri Kombëtare ta bëni më të rëndësishme dhe më solemne.
Faleminderit!
Fjalimi i kryetarit të Qeverisë Zoran Zaev, me rastin solemn të shënimit të Ditës së Agjencisë për Siguri Kombëtare
Intervistë për mediat e kryetarit të Qeverisë, Zoran Zaev dhe drejtorit të Agjencisë për Siguri Kombëtare, Viktor Dimovski në rastin solemn të shënimit të Ditën së Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe përvjetorit të parë të formimit
Nënshkruhet Memoranduma bashkëpunimi mes Agjencisë së Sigurisë Kombëtare dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme
Më 9 qershor 2020 nënshkruhet Memorandum bashkëpunimi mes Agjencisë për Siguri Kombëtare e përfaqësuar nga drejtori Viktor Dimovski dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, përfaqësuar nga ministri Nikola Dimitrov, me të cilin konfirmuan përkushtimin e përbashkët për vendosjen e bashkëpunimit të menjëhershëm në funksionin e mbrojtjes së sigurisë kombëtare të shtetit. Ky Memorandum parqet bazë për zhvillimin dhe avancimin e marrëdhënieve si dhe realizimin e mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të Republikës së Maqedonisë së Veriut në marrëdhëniet ndërkombëtare me shtetet, organet ndërkombëtare, organizatat dhe bashkësitë, shkëmbimin e përvojave në ruajtjen e sovrnitetit, pavarsinë, integritetin territorial dhe rendin kushtetues, bashkëpunim në fushën e aftësimit profesional si dhe referimin e të punësuarve të Agjencisë në përfaqsitë diplomatike-konsullore për kryerjen e detyrave specifike të sigurisë dhe informatave në interes të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Memorandum i nënshkruar bashkëpunimi mes Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit”
Më 27 janar 2020, në hapësirat e Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit”-Manstir, drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, dr. Viktor Dimovski dhe rektori i Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit”, prof. dr. Sasho Korunovski kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi. Me nënshkrimin e këtij Memorandumi stimulohet dhe afirmohet bashkëpunimi i ndërsjellë në më shumë fusha me interes të përbashkët siç janë: edukimi i kuadrove, përpunimi i dokumenteve në fushën e sigurisë, veprimtaria aplikative dhe hulumtim shkencor, ndihma reciproke profesionale, shfrytëzimi i fondit bibliotekar, organizimi i tryezave të rrumbullakëta, debate, konferenca dhe ngjarje të tjera të perbashkëta, si dhe profilizim të kuadrit profesional nga radhat e studentëve të Univestitetit, për nevojat e Agjencisë. Bashkëpunimi do të mundësojë shfrytëzim të kuadrove profesionale, kuadrove të arsimuar dhe specializuara, si dhe potencialet për materiale teknike dhe hapësinore të të dyja institucioneve, në aspekt të përparimit të aktiviteteve për edukim, hulumtim dhe aplikim, me qëllim të kryerjes së punëve në mënyrë kompetente nga ana e tyre ligjore. Më shumë për ngjarjen në linkun në vijim...
Memorandum i nënshkruar bashkëpunimi mes Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”
Me 24 janar të vitit 2020, në hapësirat e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” , drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, dr. Viktor Dimovski dhe rektori i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, prof. dr. Nikolla Jankulovski kanë nënshkrur memorandum bashkëpunimi. Me këtë memorandum konfirmohet angazhimi i përbashket për avancimin e bashkëpunimit në fushën e edukimit të kuadrove me qëllim zbatim efikas të kompetencave të percaktuara me ligj. Gjithashtu krijohet kornizë formalo-juridike për ndihmë dhe mbështetje të përbashkët në më shumë fusha me interes të përbashkët, për hartimin e dokumenteve strategjike nga fusha e sigurisë, veprimtari aplikative dhe hulumtimi shkencor, ndihma reciproke profesionale si dhe profilizim i kuadrit profesional nga radhët e studentëve te Universitetit, për nevojat e Agjencisë. Fotografi nga ngjarja.
Memorandum i nënshkruar bashkëpunimi mes Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Ministrisë së Punëve te Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut
01.09.2019, Shkup
Fjalimi i Viktor Dimovski, drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare me rastin e fillimit të punës së Agjencisë, Qeveria e RVM-së
Të nderuar përfaqësues të medieve,
Te nderuar qytetarë te Republikës së Maqedonisë së Veriut,
Fillimisht dua t’ ju falënderoj për interesimin dhe praninë në pres-konferencën e sotme.
Njëherazi, dua t’i falënderoj edhe antarët e dy Komisioneve të formuara nga Qeveria, Komisionin për përpunimin e akteve të ASK-së dhe Komisionin për përzgjedhjen e të punësuarve të DSK-së që pranohen në Agjencinë për Siguri Kombëtar, (të cilët në dy muajt e kaluar kanë kryer punë të madhe dhe të cilët) së bashku me zëvendësdrejtorin e ri të ASK-së (i cili nga sot e merr detyrën) marrin pjesë në pres-konferencën e sotme.
Komisioni i parë (për përpilimin e akteve) në afatet e parapara ligjore i përpunoi, ndërsa Qeveria i miratoi aktet themelore për funksionimin e Agjencisë – Vendimin për organizimin dhe punën e Agjencisë për Siguri Kombëtare, Rregulloren për sistematizimin e vendeve të punës të Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Vendimin për konstatimin e vlerës së pikës për llogaritjen e pagës bazë për vendet e punës në Agjencinë për Siguri Kombëtare.
Komisioni i dytë (për përzgjedhjen e punëtorëve të DSK-së të cilët pranohen në ASK, në përbërje të të cilit ishin edhe dy deputetë me propozim të trupit punues kompetent të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbikëqyrje të punës së Agjencisë, si dhe dy përfaqësues të Sindikatës Policore të Maqedonisë si sindikatë reprezentative në Ministri), duke vepruar në përputhje me nenin 186, paragrafi 7 dhe 10 të Ligjit për ASK-në, bëri selektimin dhe përzgjedhjen e numrit të nevojshëm të punëtorëve për funksionimin e ASK-së në procedurë e cila përfshinte zbatimin e vetingut në përputhje me standardet më të larta të sigurisë. Përfundimi i suksesshëm i punës së dy komisioneve në afatet kohore vërtet të shkurtra të përcakuara me Ligjin për ASK-në, mundësoi fillimin në kohë të punës së institucionit të ri të sigurisë.
Të nderuar,
Kam nderin e veçantë që, si drejtor i Agjencisë për Siguri Kombëtare, sot, më 1 shtator të vitit 2019, të shpall se nga sot Agjencia fillon me punën e saj të rregullt.
Edhe pse për pjesën më të madhe të profesioneve në vend, e diela është ditë jo pune, e njëjta nuk vlen për Agjencinë për Siguri Kombëtare. Të gjitha kapacitetet e Agjencisë, në përputhje me ligjin për themelimin e saj dhe në përputhje me aktet e brendshme të operimit, nga sot janë vënë në funksion të plotë.
Siguria e shtetit dhe e qytetarëve nuk njeh ditë jo pune dhe festa. Nisur nga kjo edhe dita e sotme është dita e parë e punës për të punësuarit e Agjencisë. Me këtë rast, i përgëzoj të gjithë të punësuarit duke u dëshiruar punë të sukseshme në planin e mbrojtjes së sigurisë kombëtare të shtetit, gjegjësisht të mbrojtjes së pavarësisë, sovranitetit, rendin kushtetues, lirive dhe të të drejtave themelore të njeriut dhe qytetarit të garantuara me Kushtetutë.
Më lejoni të them se dita e sotme është ditë historike. Sot mund me plot të drejtë të themi se mbaron faza kyçe në reformën e sektorit të sigurisë në vendin tonë dhe se Drejtoria e Sigurisë dhe Kundërzbulimit, e cila gjatë periudhës së kaluar u keqpërdor për interesa personale dhe grupe, përfundimisht shkon në histori.
Them e keqpërdorur, sepse në periudha të caktuara në të kaluarën dhe veçanërisht gjatë kohës së qeverisjes së pushtetit të mëparshëm, qytetarët dhe vendi, në njëfarë mënyre ishin viktima të keqpërdorimit të kapaciteteve, burimeve dhe të një pjese të të punësuarve në Drejtori.
Nga sot fillon epokë e re në këtë fushë. Agjencia për Siguri Kombëtare është agjenci e pavarur, jashtë kornizave të MPB-së, si pjesë e përfundimit të reformës së sistemit për siguri dhe kundërzbulim në Repbulikën e Maqedonisë së Veriut.
Me këtë bëhet edhe një hap në tejkalimin e mungesave të konstatuara në raportet e Komisionit Evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe nëpërmjet ndërimit të institucioneve të reja të ketë diskontinuitet me situata të caktuara, karakteristike për shtetet e kapura si dhe të mundësohet mbrojtje e plotë e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, e jo keqpërdorim të tyre.
Agjencia, në korniza të fushëveprimit të punës së saj do të përkushtohet në implementimin dhe zbatimin e reformave në përputhje me standardet evropiane të sigurisë, me çka, si faktor stabiliteti në rajon do të jep kontribut në procesin e përgjithshëm për integrimin e vendit tonë në NATO dhe BE.
Paraprakisht, në përputhje me rekomandimet e Raportit të grupit të ekspertëve i drejtuar nga Rajnhard Pribe dhe në përputhje me masat në planet qeveritare 3-6-9 dhe Planin 18, u formua edhe Agjencia për Teknik Operative (ATO), me çka ju mor monopoli, gjegjësisht përqëndrimi i pushtetit të cilën DSK-ja e deritashme e kishte në sistemin e ndjekjes së komunikimeve. Kjo është garanci se më nuk do të ketë përgjime të paligjshme.
Ajo që Agjencinë e bën bashkëkohore dhe në shërbim, të qytetarëve dhe interesave të shtetit është sistemi i vendosur i kontrollit parlamentar dhe qytetar të punës së Agjencisë. Në këtë kontekst, Agjencia do të jetë në vazhdimësi e hapur për kontroll të punës së saj dhe do t’i respektojë standardet e larta ligjore për këtë qëllim.
Procesi i reformimit të sistemit të sigurisë-zbulimit u plotësua me formimin e Trupit për koordinimin e bashkësisë së sigurisë-zbulimit me fushëveprim saktësisht të përcaktuar të punës, përbërjes, mënyrës së punës dhe marrjes së vendimeve, si dhe aspektet konkrete në lidhje me punën e tij të cilat parashihen në funksion të zbatimit të koordinimit efikas të bashkësisë së sigurisë-zbulimit.
Dëshiroj të theksoj se procesi i reformave në sektorin e sigurisë nuk mbaron në ditën e fillimit me punë të Agjencisë për Siguri Kombëtare. Reforma nënkupton koncept zhvillimor të avancimit të vazhdueshëm të kapaciteteve të disponueshme të sistemit të sigurisë, sistem ky i cili është në gjendje të ballafaqohet me kërcënimet dhe rreziqet bashkëkohore ndaj sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare.
Në këto proces, me rëndësi të jashtëzakonshme është ndershmëria dhe integriteti profesional i çdo pjesëtari të Agjencisë i cili me reputacionin e tij do ta sigurojë mbështetjen dhe besimin e qytetarit si partner në mbrojtje të sigurisë së shtetit.
Të nderuar,
Në fund të paraqitjes së sotme, do të doja edhe një herë të konfirmoj besimin tim se me punën e Agjencisë për Siguri Kombëtare në përputhje të plotë me kornizën kushtetuese dhe ligjore të vendit tonë si dhe me respektimin dhe zbatimin e plotë të vlerave themelore evropiane, do të demonstrojmë jo vetëm përcaktimin tonë, por edhe kapacitetet për t’u ballafaquar me sfidat e ndërlikuara të sigurisë në periudhën që vjen.
Ju faleminderit.