(Video) Nxjerrje nga fjalimi i drejtorit Hristsovski në ceremoninë për shënimin e shtatëvjetorit të ASN – Pjesa e parë

Me rastin e përvjetorit të themelimit të Agjencisë për Siguri Nacionale, drejtori i Agjencisë, në fjalimin e tij, u ndal te zhvillimi i shërbimit, roli i tij në mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe përgjegjësia që mbart në kushtet e sfidave gjithnjë e më komplekse të sigurisë.

Në fjalimin e tij, ai theksoi se siguria knacionale është një përgjegjësi e përhershme shtetërore, e cila kërkon gatishmëri të vazhdueshme, profesionalizëm dhe identifikim në kohë të rreziqeve.

„…Parandalimi është metodë e punës, por edhe filozofi. Ai është arma më e fuqishme e shërbimeve bashkëkohore të sigurisë. Kur parandalimi ka sukses, qytetarët vazhdojnë të jetojnë në paqe, ekonomia zhvillohet, institucionet funksionojnë dhe shteti mbetet stabil.“

Në vijim, do të ndiqni një pjesë të fjalimit të drejtorit të Agjencisë për Siguri Nacionale.

sqAL