АSN me film dokumentar për historinë, të tashmen dhe të ardhmen e shërbimit të sigurisë

Me rastin e Ditës së Agjencisë për Siguri Nacionale, për herë të parë është realizuar filmi dokumentar “Rojet e heshtjes”, i cili rrëfen historinë e zhvillimit të shërbimit të sigurisë, që nga formimi i OZNA-s në vitin 1944, përmes UDB-së, SDB-së dhe strukturave të sigurisë në Maqedoninë e pavarur, e deri te formimi i Agjencisë për Siguri Nacionale në vitin 2019.

Rojet e heshtjes”: ASN me film dokumentar me rastin e Ditës së Agjencisë. Përmes materialeve arkivore, dëshmive dhe rikonstruksioneve vizuale, filmi trajton edhe temën e punës së shërbimit bashkëkohor të sigurisë dhe sfidave me të cilat përballet shteti sot.

Fokus i veçantë i është kushtuar tri fushave të rëndësishme të punës së Agjencisë, përkatësisht kundërterrorizmit, kundërzbulimit dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe formave të larta të korrupsionit.

“Rojtarët e heshtjes” sjell edhe dëshmi personale nga ish-operativë dhe operativë aktualë, të cilët flasin për natyrën e punës, përgjegjësinë dhe sfidat që, në shumicën e rasteve, mbeten larg syrit të publikut. Siç theksohet në film, rezultatet më të mëdha të kësaj pune shpesh janë ato që nuk shihen, por janë pikërisht ato që bëjnë dallimin.

Në fund të filmit paraqiten deklarata të bartësve të funksioneve të larta shtetërore dhe drejtuesve të institucioneve me të cilat bashkëpunon ASN-ja, të cilët flasin për rëndësinë e partneritetit dhe përpjekjeve të përbashkëta në përballimin e sfidave, si dhe i urojnë Agjencisë përvjetorin.

Filmi është një përpjekje që, përmes një qasjeje të veçantë dhe rrallë të parë deri më tani, puna e shërbimit të sigurisë t’i afrohet publikut dhe të paraqitet më qartë roli i tij në mbrojtjen e shtetit dhe qytetarëve të tij.

“Rojet e heshtjes” është një rrëfim për historinë, punën dhe njerëzit që qëndrojnë pas sigurisë së shtetit.

Filmin dokumentar mund ta shikoni në vazhdim.



sqAL