Në fjalimin e tij, drejtori theksoi se Agjencia vazhdon të thellojë marrëdhëniet me institucionet në vend, si dhe me shërbimet partnere dhe aleate të inteligjencës dhe sigurisë.
Si pjesë e arkitekturës evroatlantike të sigurisë dhe anëtare e barabartë e NATO-s, Maqedonia e Veriut ka përgjegjësi jo vetëm ndaj sigurisë së saj, por edhe ndaj sigurisë kolektive. Prandaj, bashkëpunimi ndërkombëtar, shkëmbimi i informacionit, analizat e përbashkëta dhe koordinimi me aleatët janë pjesë e rëndësishme e ndërtimit të një shteti të sigurt, stabil dhe rezistues.
„Forca jonë nuk matet vetëm sipas kapaciteteve tona, por edhe sipas besimit që gëzojmë te aleatët tanë.“
Drejtori shprehu gjithashtu mirënjohje publike për të gjithë të punësuarit në Agjencinë për Siguri Nacionale për përkushtimin, sakrificën dhe përgjegjësinë e tyre, duke theksuar se pa përpjekjet e tyre të palodhura, rezultatet dhe suksesi i Agjencisë nuk do të ishin të mundura.
„...Pas çdo detyre të përfunduar me sukses, pas çdo kërcënimi të zbuluar në kohë, pas çdo vlerësimi të bërë dhe pas çdo nate të qetë për qytetarët tanë – qëndrojnë njerëz... njerëz që nuk e kanë zgjedhur këtë profesion sepse është i lehtë, por sepse besojnë se nuk ka nder më të madh sesa t’i shërbesh atdheut tënd.“
Shikoni pjesën e fjalimit të drejtorit kushtuar partneritetit institucional dhe ndërkombëtar, si dhe mirënjohjes ndaj të punësuarve.