E ardhmja e Agjencisë për Siguri Nacionale ndërtohet mbi një përcaktim të qartë – të jetë një institucion edhe më i fuqishëm, profesional, i besueshëm dhe efikas, i përkushtuar për mbrojtjen e interesave të shtetit dhe qytetarëve të tij.
Në pjesën përmbyllëse të fjalimit të tij, drejtori theksoi se integriteti, profesionalizmi, llogaridhënia dhe besimi duhet të mbeten themeli i punës së Agjencisë, si dhe i marrëdhënies së saj me qytetarët dhe publikun.
Gjithashtu, u theksua rëndësia e parandalimit, reagimit në kohë dhe avancimit të vazhdueshëm të kapaciteteve, si parime kyçe për përballimin e kërcënimeve të sigurisë në zhvillim.
Duke parë drejt së ardhmes, Agjencia mbetet e përkushtuar ndaj vlerave që përcaktojnë misionin e saj – parandalimit, gatishmërisë, guximit dhe përgjegjësisë ndaj atdheut.