Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë për Siguri Kombëtare dhe Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Agjencia për Siguri Kombëtare dhe Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut kanë nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi, me qëllim të avancimit dhe forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë institucional.

Memorandumi është nënshkruar nga Drejtori i Agjencisë për Siguri Kombëtare, mr. Bojan Hristovski dhe Prokurori Publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, mr. Nenad Saveski

Me këtë memorandum përcaktohet korniza e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, me theks të veçantë në zbatimin efikas të kompetencave të të dy institucioneve, si dhe në avancimin e mekanizmave për parandalimin dhe përballimin e sfidave të sigurisë.

Bashkëpunimi ndërinstitucional do të realizohet përmes:

shkëmbimit të të dhënave, informatave dhe përvojave profesionale;

organizimit të aktiviteteve të përbashkëta, projekteve, konferencave, trajnimeve dhe punëtorive;

koordinimit dhe bashkërendimit në fusha me interes të përbashkët.

Njëkohësisht, të dy institucionet angazhohen për zbatimin e standardeve më të larta të sigurisë dhe konfidencialitetit gjatë realizimit të bashkëpunimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

sqAL