Memorandum Bashkëpunimi i nënshkruar midis Drejtorisë së Zbatimit të Sanksioneve dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare

Bashkëpunimi i ri u formalizua në ambientet e Drejtorisë me nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi dhe Partneriteti nga Drejtori i Drejtorisë, Aleksandar Pandov, dhe Drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Bojan Hristovski.

Ky hap i rëndësishëm hedh themelet për përmirësimin e koordinimit institucional dhe veprimit të përbashkët në mbrojtjen e sigurisë kombëtare. Memorandumi synon të zhvillojë dhe përmirësojë bashkëpunimin institucional, të harmonizojë aktivitetet në përputhje me kompetencat ligjore të të dy institucioneve dhe të sigurojë një qasje të integruar për mbrojtjen e sigurisë kombëtare.

Partneriteti parashikon shkëmbimin e të dhënave dhe informacionit me rëndësi për sigurinë kombëtare, identifikimin dhe përcaktimin e prioriteteve të përbashkëta, forcimin e luftës kundër terrorizmit dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit në institucionet penale. Përveç kësaj, parashikohet të organizohen trajnime të specializuara, programe për shkëmbimin e përvojave dhe zhvillimin e dokumenteve të përbashkëta strategjike dhe planeve të veprimit.

Nënshkrimi i këtij memorandumi dërgon një mesazh të qartë se institucionet në vend po veprojnë së bashku, me përgjegjësi dhe në mënyrë të koordinuar, me qëllim sigurimin e stabilitetit, sigurisë dhe një lufte më të suksesshme kundër sfidave bashkëkohore të sigurisë.

sqAL