Në frymën e humanizmit dhe përgjegjësisë sociale, në Agjencinë për Siguri Nacionale u organizua një fushatë dhurimi gjaku.
Duke dhuruar gjak, punonjësit një herë tjetër treguan solidaritetin dhe gatishmërinë e tyre për të ndihmuar aty ku nevojitet më shumë. Ky akt humanitar përfaqëson një kontribut të drejtpërdrejtë në sigurimin e gjakut dhe derivatet e tij për pacientët që kanë nevojë për to.
Agjencia mbetet e përkushtuar për të mbështetur iniciativa të tilla që promovojnë humanizmin, solidaritetin dhe kujdesin për komunitetin.


