(Video) Pjesë nga fjalimi i drejtorit Hristovski në aktivitetin solemn me rastin e shënimit të shtatëvjetorit të themelimit të ASN-së Pjesa e tretë

E ardhmja e Agjencisë për Siguri Nacionale ndërtohet mbi një përcaktim të qartë – të jetë një institucion edhe më i fuqishëm, profesional, i besueshëm dhe efikas, i përkushtuar për mbrojtjen e interesave të shtetit dhe qytetarëve të tij.

Në pjesën përmbyllëse të fjalimit të tij, drejtori theksoi se integriteti, profesionalizmi, llogaridhënia dhe besimi duhet të mbeten themeli i punës së Agjencisë, si dhe i marrëdhënies së saj me qytetarët dhe publikun.

Gjithashtu, u theksua rëndësia e parandalimit, reagimit në kohë dhe avancimit të vazhdueshëm të kapaciteteve, si parime kyçe për përballimin e kërcënimeve të sigurisë në zhvillim.

Duke parë drejt së ardhmes, Agjencia mbetet e përkushtuar ndaj vlerave që përcaktojnë misionin e saj – parandalimit, gatishmërisë, guximit dhe përgjegjësisë ndaj atdheut.

sqAL