Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe Fondi i Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore nënshkruan sot një Memorandum Bashkëpunimi, duke konfirmuar angazhimin e tyre të përbashkët për të vendosur bashkëpunim të drejtpërdrejtë institucional me qëllim mbrojtjen e sigurisë kombëtare të vendit.
Bashkëpunimi do të realizohet nëpërmjet njohjes dhe shkëmbimit të të dhënave, me qëllim zbatimin më efikas të përgjegjësive ligjore të Agjencisë në procesin e zbulimit dhe parandalimit të aktiviteteve që lidhen me kërcënimet dhe rreziqet e sigurisë.
Nënshkrimi i këtij Memorandumi përfaqëson një shembull të një qasjeje të përgjegjshme dhe të koordinuar midis institucioneve, që synon promovimin e transparencës, integritetit dhe llogaridhënies institucionale në zbatimin e ligjeve dhe mbrojtjen e interesave shtetërore.
Agjencia e Sigurisë Kombëtare do të vazhdojë me aktivitetet që synojnë nxitjen e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushat me interes publik, me qëllim forcimin e sistemit të sigurisë dhe koordinimin institucional.